Inter
Inter ka fituar në transfertë përballë Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të. Sfida e zhvilluar në “Stadio Luigi Ferraris”, ka përfunduar me shifrat 1-2 në favor të ekipit zikaltër.
Skuadra e Interit gjeti rrugën e rrjetës me anë të Bisseck në minutën e 6-të dhe të Lautaro Martinez në të 38-tën. Në krahun tjetër, Genoa shënoi gol me Vitinha në minutën e 68-të, por s’mjaftoi.
Kështu, “djemtë” e Chivu marrin kreun e Serie A me 33 pikë, 1 më shumë se Milani ndjekës. Në krahun tjetër me 14 pikë të grumbulluara, skuadra e Genoas mbetet në vendin e 16-të në renditje.
GOLAT:
Goli i Bisseck (Genoa 0-1 Inter)
Goli i Lautaro Martinez (Genoa 0-2 Inter)
Goli i Vitinha (Genoa 1-2 Inter)
Poll
