
Interi merr një tjetër fitore duke mposhtur Torinon në ‘San Siro’ me rezultatin 3-2, sfidë e vlefshme për javën e 7-të të Serie A. Heroi i zikaltërve ishte askush tjetër veç Marcus Thuram i cili shkëlqeu duke shënuar tripletë personale.
Gjithçka nisi në mënyrën më të mirë për vendasit teksa mbrojtësi i Torinos, Maripan, u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 20’ dhe 5 minuta më vonë ishte francezi që zhbllokoi rezultatin. Në të 35-tën, ai do të shënonte golin e dytë, ndërsa 1 minutë më vonë Duvan Zapanta do të rihapte përkohësisht llogaritë.
E dyta sheshoi çdo shpresë të torinezët me Thuram që shënoi golin e 3-të të sfidës dhe të tijin personal duke marrë topin me vete në shtëpi. Pak para fundit, Nikola Vlasic do të rikthente shpresën e Torinos me një penallti të shënuar, por që do të vlente vetëm për statistika pasi përfundimi i sfidës nuk ndryshoi.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, 2 më pak se Napoli dhe +2 e +3 nga Juve e Milani, por dy rivalët kanë një ndeshje për të zhvilluar nesër. Sfida e rradhës për djemtë e Inzaghit do të jetë në kryeqytet ndaj Romës pas pauzës së kombëtareve.
GOLAT: