
Danilo
Kapitullit të Danilo Luiz Da Silvës në Juventus i ka ardhur fundi. Mbrojtësi brazilian do të largohet nga “zonja e vjetër” pasi luajti në 6 sezone për ta dhe do të kthehet në vendlindje.
Largimin nga bardhezinjtë e ka konfirmuar vetë 33-vjeçari brazilian përmes një videomesazhi të gjatë në rrjetet e tij sociale ku shkruan, “Lamtumirë, Zonja e Vjetër!”
Klubi i ardhshëm ku do të vazhdojë karrierën Danilo do të jetë Flamengo. Ndërsa karrierën e tij në Brazil, 33-vjeçari e ka nisur si lojtar i skuadrës së Santosit.
View this post on Instagram
Poll