Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventusi “hap fals” në shtëpi, Cagliari i jep “një dorë” milanezëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventusi “hap fals” në shtëpi, Cagliari i jep
Juventus - Cagliari

Juventusi është shtangur në shtëpi ditën e sotme duke barazuar përballë Cagliarit në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në Torino, përfundoi në barazim 1-1.

Ishte Dusan Vlahovic ai që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 15-të. Sulmuesi bardhezi ktheu në gol një penallti. Por kur u mendua se Juve mori 3 pikët, ishte Razvan Marin që u kundërpërgjigj po me 11-metërsh. Në minutën e 88-të rumuni shënoi golin e barazimit.

Me këtë barazim Juventusi mbetet në vendin e 3-të me 13 pikë dhe sot pësoi golin e parë për këtë sezon në kampionat. Në krahun tjetër, Cagliari shkon në vendin e 15-të me 6 pikë dhe asiston Milanin të cilët nëse mposhtin Fiorentinën në mbrëmje do të shkonin në vendin e dytë bashkë me Interin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga