
Juventus
Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të Serie A, duke mposhtur Comon në javën e parë. Sfida e zhvilluar në Torino, përfundoi me rezultatin e thellë 3-0.
E gjithë ndeshja u dominua nga “Zonja e Vjetër”, të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Goli i Mbangula në minutën e 23-të dhe Weah në të 46-tën, bënë që bardhezinjtë të shkonin të qetë në dhomat e zhveshjes.
Edhe me nisjen e pjesës së dytë situata ishte po e njëjtë. Juventusi vazhdonte me dominimin e tij, teksa golin e tretë e shënoi Cambiaso në minutën e 91-të duke vulosur kështu këtë sfidë.
Poll