
Inter ka barazuar në transfertën e Monzas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Brianteo”, përfundoi me rezultatin e barabartë, 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, teksa në të dytën ekipet u bënë më kërkuese. Ishte Monza që kaloi në avantazh në minutën e 81-të me anë të Mota. Ndërkohë që Dumfries shpëtoi të tijët nga turpërimi, duke barazuar 1-1 në minutën e 88-të.
Kujtojmë që në këtë sfidë titullar ishte dhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti deri në minutën e 74-të, kur vendin e tij e zuri Correa.
Në krahun tjetër, Interi me këtë barazim shkon në vendin e dytë me 8 pikë, 1 më pak se Napoli kryesues. Ndërsa Monza, shkon në vendin e 15-të me 3 pikë të grumbulluara pas 4 javësh kampionat.