Inter ka fituar përballë Parmës sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve.
Golat për Interin u shënuan nga Dimarco, Barella dhe Thuram. Ndërsa goli i Parmës ishte një autogol nga Darmian në minutën e 81’. Minuta në këtë ndeshje kishte edhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar u fut në lojë në minutën e 71’, kur mori vendin e Calhanoglu.
Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 3-të në tabelën e renditjes. Në krahun tjetër, Parma mbetet me 15 pikë në vendin e 12-të.
Goli i 3-të i Inter dhe autogoli i Darmian
Poll