Klasikja e futbollit italian mes rivalitetit të madh është mbyllur në një “shtrëngim duarsh” mes Interit dhe Napolit.
Miqtë nën drejtimin e ish-it Conte morën avantazhin shpejt pas një goli të skocezit McTominay në minutën e 23-të. Te ky gol ra në sy asisti i shqiptarit Rrhamni, i cili dhe njëherë tjetër po tregon vlerat e tij në Serie A. Lojtari ia rdhur nga United është kthyer me të vërtetë në një pikë “kyçe” të lojës, mesfushës po edhe realziimeve tek napoletanët.
Interi ka reaguar dhe ka kërkuar golin e ekuilibrit me ngulm. Ky kja ardhur fal një “predhe” që na ka mësuar veçse Hakan Calhanoglu. Turku është në rendiment të mirë dhe kjo e ttregon fakti se ka shënu 2 gola në 4 ditë, nga Champions në kampionat.
Asgjë nuk ndryshon nga pika e mnarrë nga dy klubet në renditje. Napoli mbetet kryesues me 26 pikë, 1 më shumë se “Zikaltërit” e vendit të dytë që humbasin shansin e parakalimit.
Goli i Napolit
Goli i Interit