
Romelu Lukaku
Napoli bën një hap fals në garën për titullin kampion në Itali pasi ka lënë pikë në përballjen e sotme ndaj Udineses. Skuadra e Contes nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim me shifrat 1-1.
McTominay kaloi në epërsi “blutë”, por Napoli u barazua shumë shpejt për tre minuta falë golit të realizuar nga Jurgen Ekkelenkamp. Pas gjithë atyre sforcove në pjesën e dytë, djemtë e Antonio Contes nuk mundën dot të ndryshojnë këtë rezultat.
Napoli kryeson tabelën e Serie A me 55 pikë të grumbulluara, katër pikë më shumë se Interi që do të zbresë në fushë nesër ndaj Fiorentinës.
Goli i Napolit
Goli i Udineses
Poll