Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Gola dhe spektakël në Torino, Fiorentina i mohon fitoren Juventusit në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gola dhe spektakël në Torino, Fiorentina i mohon fitoren
Juventus - Fiorentina

Juventus dhe Fiorentina kanë ndarë pikët në Torino duke barazuar me rezultatin 2-2. Me këtë rezultat bardhezinjtë mbeten në vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa “violat” një vend më lart me po aq pikë.

Ka përfunduar në baraspeshë pjesa e parë në “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Fiorentinës me shifrat 1-1. Bardhezinjtë kaluan në avantazh të parët falë një goli ku Khephren Thuram arriti të kalojë mbrojtësit dhe realizoi pa problem në portën e David De Gea.

Megjithatë, ekipi vendas u barazua nga një ish i madh i kësaj sfide. Bëhet fjalë për Moise Kean që ndëshkoi ish-ekipin e tij me një gol me kokë duke barazuar shifrat në pjesën e parë.   

Në pjesën e dytë Thuram realizoi të dytin për Juventusin duke kaluar sërish në avantazh, por festa e bardhezinjve u prish në fund sepse Fiorentina realizoi me Sottil në fund.

Goli i Khephren Thuram

Goli i Moise Kean

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga