
Napoli
Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A pas disfatës së fundit në kampionat ndaj Milanit. Kampionët në fuqi të Italisë kanë mposhtur sot me përmbysje me shifrat 2-1 ekipin e Genoas.
Fillimisht miqtë kaluan në avantazh falë një goli spektakolar të Ekhator me finte. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të Genoas. Në fragmentin e dytë të sfidës, vendasit u “zgjuan”.
Fillimisht Napoli gjeti Golin me Frank Anguissa në minutën e 57-të. Ndërsa më pak se 20 minuta më vonë, Rasmus Hojlund përmbysi shifrat. Napolitanët aktualisht kryesojnë tabelën me pikë të barabarta me Romën.
Goli i Hojlund
Poll