Inter ka triumfuar në transfertë përballë Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Ennio Tardini”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.
Goli i vetëm u shënua falë goditjes së Dimarcos në minutën e 42-të të takimit. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi sulmuesi, Ange-Yoan Bonny, në minutën e 94-të, por që u anulua për offside.
Megjithatë, në minutën e 98-të, Thuram mori “hak” për shokun e ekipit, duke e shënuar ai golin për të vulosur rezultatin përfundimtar.
Kështu, “djemtë” e Chivu shkojnë në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë të Serie A. Në krahun tjetër me 18 pikë të grumbulluarap pas 18 ndeshjesh, Parma mban vendin e 15-të.
GOLAT:
Goli i Dimarco (Parma 0-1 Inter)
Goli i Thuram (Parma 0-2 Inter)
