
Juventus - Genoa
Juventusi ka triumfuar në shtëpi përballë Genoas në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Allianz Stadium”, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi talenti turk i bardhezinjve, Kenan Yildiz. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të të sfidës, duke i dhënë të tijëve një fitore mjaft të rëndësishme.
Pas këtij triumfi, Juventus shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e 5-të, me vetëm 1 pikë larg zonës Champions. Në krahun tjetër me 35 pikë të grumbulluara, Genoa mban vendin e 12-të.
Goli i Kenan Yildiz
Poll