Fiorentina ka arritur fitoren ditën e sotme në Serie A përballë një ekipi jo pak të vështirë për t’u mundur si Verona. E gjitha kjo ka ndodhur fal heroit Moise Kean.
Ish-sulmuesi i Juventusit ka shënuar një gol pjesën e parë dhe dy të tjera në të dytën. Hat-tricku personal ka vulosur një sfidë super për vendasit në Firenze. Violat do të kishin ngelur edhe më të kënaqur nëse do të kishin mbajtur portën të paprekur, por De Gea sot e ka pësuar një gol.
I vetmi realizim i Hellas Veronas ndaj gardianit me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe që po e tregon në ligën italiane ka ardhur në minutën e 18-të nga Serdar.
Fal 3 pikëve sot Fiore ngel në zonën Champions dhe “ëndërron” lart me 25 pikë. Një formë e jashtëzakonshme në Itali me 5 fitore radhazi, që e bëjnë skuadrën e Palladinos një klub të frikshëm edhe për më të mëdhatë në garën për Scudetton.
Festimi i golit të dytë
Goli i Hat-trickut i Moise Kean