Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Edon Zhegrova mbërrin në Torino, 26-vjeçari gati për testet mjekësore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Edon Zhegrova mbërrin në Torino, 26-vjeçari gati
Edon Zhegrova

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi tashmë është vetëm çështje orësh. Juventusi dhe Lille kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e shqiptarit në Serie a.

Ky transferim do i kushtojë Juves 20 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Ndërsa marrëveshja mes lojtarit shqiptar dhe Juventusit ka ditë që është “kopsitur”.

Ndërkohë ditën e sotme, saktësisht në orën 11:00 do të bëhen edhe testet mjekësore. Futbollisti ka mbërritur orët e para të mëngjesit në Torino dhe menjëherë pasi të kalojë me sukses vizitat mjekësorë do të firmosë me “Zonjën e Vjetër”.

Poll

Lexo gjithashtu