Në fitoren 2-0 të Juventusit në Kupën e Italisë kundër Udineses, Edon Zhegrova ka treguar sërish aftësitë e tij të jashtëzakonshme me një performancë mbresëlënëse në vetëm pak minuta. Edhe pse shqiptari hyri në fushë në minutën e 84-të të sfidës, sërish ia doli të tërhiqte vëmendjen e tifozëve, ndërsa ishte një rrezik konstant për kundërshtarët.
Në një moment kyç të lojës, ai realizoi një lëvizje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve. Me një shpejtësi të jashtëzakonshme, Zhegrova dribloi 5 futbollistë të Udineses me një sërë lëvizjesh brilante, duke i lënë ata të pafuqishëm për të ndërhyrë. Ky aksion u bë një nga momentet më të bukura të ndeshjes dhe pati një impakt të menjëhershëm në lojën e ekipit të tij, duke e sjellë tjetër energji dhe duke rritur besimin për të shkuar drejt fitores.
Lëvizjet e Zhegroves, që përfshinin një kombinim të driblimeve të shpejta dhe manovrave të zgjuara, treguan jo vetëm talentin e tij, por edhe pasionin dhe përkushtimin për të dhënë gjithçka në fushë. Ky moment i bukur i futbollit ka shkaktuar brohoritje të pafundme nga tifozët, të cilët nuk ngurrojnë ta lavdërojnë kosovarin për mjeshtërinë dhe kreativitetin që sjell në lojë.
Një performancë e tillë e Zhegroves nuk është aspak rastësi. Ai ka vazhduar të tregojë se është një nga lojtarët më të talentuar të rinj në Evropë dhe një emër që pritet të shkëlqejë edhe më shumë në vitet e ardhshme.
