Roma ka humbur sfidën në shtëpi në kryqytet ditën e sotme përballë Bologna-s. Rezultati ka parë goleada me 5 realizime nga të dy skuadrat në një 2-3 për miqtë nga Bolonja.
Për Romën “heroi” ishte El Shaaraëy, i cili sot kontribuoi me dopiet individuale, po në fudn as aq nuk qe mjaftueshme për të marrë 3 pikët në kampionat. Bologna ishte në super formë dhe arriti të heshtë “Olimpicon” që ditë pas dite po lëkund fatet e Ivan Juriç.
Kështu, klubi roman vazhdon të mbetë mbrapa në renditje dhe të surprizojë për keq me rezulatet si në kampionat edhe në Europë. Sikur të mos mjaftonte barazimi në Belgjikë, tani vjen edhe një humbje kundër të besuarve të Italiano-s. Situata duket shumë e keqe në kampin e Dybalas dhe nuk dihen fatet e sezonit.
Goli i Karlsson
Goli i Dallinga