Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Atalanta me 10 lojtarë merr pikë “sedre”, bën për ilaçe “Zonjën e Vjetër”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Atalanta me 10 lojtarë merr pikë “sedre”, bën
Juve - Atalanta

Juventus dhe Atalanta kanë barazuar mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në Torino, përfundoi në baraspeshë, me shifrat 1-1.

Golin e parë e shënuan miqtë nga Bergamo, me anë të Sulemana, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e parë shtesë të pjesë së parë. Ndërkohë që për barazimin mendoi Cabal, i cili “ringjalli” shpresat e “Zonjës së Vjetër” në të 78-tën.

Vetëm 2 minuta më vonë, gjithçka u bë “malore” për Atalantën, të cilët ngelën me 10 lojtarë pasi mesfushori De Roon mori kartonin e dytë të verdhë.

Juventusi u mundua me të gjitha mënyrat që të shënonte golin e përmbysjes, madje edhe me Zhegrovën. Por në asnjë prej tentativave, nuk e dërguan topin në fundin e rrjetës.

Pas këtij barazimi, Atalanta ngjitet në vendin e 5-të në renditje, duke shkuar në kuotën e 9 pikëve. Në krahun tjetër, “bardhezinjtë” e Tudor mbeten të dytët pas Napolit, me 11 pikë të grumbulluara.

Goli i Atalantës

Goli i Juventusit

Poll

Lexo gjithashtu