Interi mposhti me rezultatin e thellë 0-5 Frosinonen në transfertë. Zikaltërit fituan në javën e 36-të të Serie A duke mos treguar aspak mëshirë për vendasit të cilët luftojnë për mbijetesë.
Davide Frattesi u shpall më i miri i ndeshjes me golin e tij në minutën e 19-të dhe asistin për Arnautovic në të 60’. Kur ndeshja dukej e qetë, ishte i sapofuturi Buchanan që shënoi të 3-tin dhe më pas Lautaro tundi rrjetën për herë të 4-të. S’mund të mungonte as Thuram i cili në të 84-tën shënoi golin e 5-të e të fundit të ndeshjes.
Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani luajti të gjithë minutat e sfidës duke bërë një paraqitje të kënaqshme e cila u vlerësua me notën mbi mesatare 7.0 nga SofaScore e FlashScore. Dy shqiptaret e tjerë të Frosinone, Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic e nisën ndeshjen nga stoli, ndërsa në minutën e 82’, ky i fundit hyri në fushën e lojës.