Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vdekja e Davide Astori, Gjykata dënon me burg tre mjekët

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e Davide Astori, Gjykata dënon me burg tre mjekët
Davide Astori

Pas 7 vitesh hetime, gjykata e Firences ka shpallur fajtor tre mjekë në lidhje me vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Tre mjekët akuzohen në lidhje me falsifikimin e supozuar të një certifikate mjekësore të lëshuar për ish-mbrojtësin.

Ish-drejtori i mjekësisë sportive në Careggi, Giorgio Galanti është dënuar me një vit burg, ndërsa Dr. Loria Toncelli dhe Prof. Pietro Amedeo Modesti janë dënuar me nga tetë muaj, ky i fundit edhe për shkatërrimin e një dokumenti zyrtar.

Fillimisht u kërkua dënim më i rëndë, konkretisht: tre vjet e gjysmë për Galantin, tre vjet për Toncellin dhe një vit e katër muaj për Modestin. Megjithatë, gjykata vendosi masa më të lehta, duke mos njohur rrethanat rënduese të “certifikatës së garancisë”.

Sipas hetimeve, vdekja e Astorit erdhi si pasojë e kardiomiopatisë ventrikulare aritmogjene, një sëmundje që nuk u diagnostikua në kohë. Galanti kishte lëshuar dy certifikata të aftësisë për aktivitet sportiv, duke neglizhuar teste të domosdoshme.

Davide Astori humbi jetën në hotel më 4 mars 2018, pak orë para sfidës së kampionatit italian kundër Udineses.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga