Roma dhe Lazio u përballën mes tyre mbrëmjen e djeshme. Si çdo derbi tjetër edhe ai i mbrëmshmi ishte shumë i luftur, por në fund triumfoi skuadra e Daniele De Rossit me shifrat 1-0.
Golin vendimtarë të këtij takimi e shënoi Gianluca Mancini. Mbrojtësi në fund u bë edhe pjesë e një incidenti, pasi mori një flamur të ultrasve dhe po e valëvizte.
Flamuri ishte “anti-Lazio” dhe kjo e bën Mancinin të jetë pjesë e Gjykatës Sportive. Tashmë lojtari i Romës rrezikon të dënohet për këtë veprim të tij dhe madje mund të çojë edhe në pezullimin për disa ndeshje. Pavarësisht se autori i golit theksoi se uk e dinte se çfarë kishte të shkruar në flamur dhe më pas kërkoi falje, por kjo nuk do ta ndihmojë për t’i shpëtuar komisionit të didiplinës.