
Hakan Calganoglu
Lajme të mira vijnë nga infermieria e Interit. Mesfushori Hakan Calhanoglu i cili u zëvendësua nga Kristjan Asllani në finalen e Superkupës ndaj Milanit, pritet të rikthehet më shpejt nga se ishte pritur.
Nga testet mjeksore të kryera, u zbulua se mesfushori turk nuk ka ndonjë lëndim konkret dhe pas dy javësh pritet të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.
“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua testeve mjeksore ditën e sotme në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Testet nuk treguan dëmtime muskulore, por një zgjatje të lehtë të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës”, komunikon Interi në faqen zyrtare.
Le condizioni di Hakan Calhanoglu.
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 8, 2025
Poll