
Milan Primavera U19
Milani u mposht në derbin me Interin dhe përjetoi një nga turpërimet më të mëdha në historinë e derbeve. Kuqezinjtë u ‘detyruan’ të shohin rivalët zikaltër të sigurojnë matematikisht titullin kampion dhe yllin e dytë në fanellë.
Megjithatë, klubi gjen ngushëllim me ekipin Primavera. Milan U19 arriti të siguronte finalen e UEFA Youth League në të cilën u mposht 3-0 nga Olympiacos. Kuqezinjtë e vegjël me trajner Ignazio Abate futen në histori të futbollit italian teksa bëhen skuadra e parë nga gadishulli Apenin që arrin deri në këtë fazë.
“Jemi skuara e parë italiane që ia del të shkojë deri në finale te UEFA Youth League. Jemi shumë krenar me ju”, shkruan klubi në faqen zyrtare.
View this post on Instagram
Poll