
David de Gea
Pas 1 viti pa ekip, që prej largimit nga Manchester United në verën e 2023-shit, De Gea tashmë ka nisur një aventurë të re. Spanjolli është bërë pjesë e Fiorentinës. Teksa, në një intervistë të dhënë së fundmi, gardiani spanjoll thotë se zgjodhi klubin nga Firenze për shkak të historisë që mbart.
“Dua t’i falënderoj të gjithë, jam shumë i lumtur. Viti i kaluar ishte ndryshe, mora vendimin të mos luaja, por e kisha të qartë se nuk doja të tërhiqesha. U stërvita vetëm dhe ishte e vështirë, por duhej të jepja 100%.
Kur erdhi Fiorentina, i kisha idetë e qarta, ata janë një ekip i shkëlqyer me një histori të mrekullueshme dhe tifozë të mrekullueshëm”, tha portieri spanjoll, David de Gea.
Poll