
Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët në qendër të merkatos për t’u larguar nga Atalanta. Mbrojtëis shqiptar kishte një ofertë marramendëse nga Katari.
Por pavarësisht milionave të ofruar, kapiteni kuqezin u ka dhënë “JO”, duke zgjedhur të qëndrojë te Atalanta. Në lidhje me këtë situatë ka folur Gian Piero Gasperini. Ky i fundit ka theksuar se Gjimshiti duhet mirëkuptuar, pasi për një moment u tundua nga milionat.
“Ai u lëkund dhe duhet mirëkuptuar, pasi është normale që në një botë superprofesioniste, dikush tundohet nga disa oferta të caktuara.
Ajo që nuk duhet të ndodhë te ne është ajo që i ndodhi Napolit, që bën një sezon të jashtëzakonshëm dhe fiton titullin me 20 pikë avantazh ndaj të tjerëve e pastaj një vit më vonë nuk u kualifikua as në Evropë”, ka përfunduar timonieri i bergamaskëve.