Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

 U shkarkua nga Juventusi, Allegri kërkon 14 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
 U shkarkua nga Juventusi, Allegri kërkon 14 milionë euro
Missimiliano Allegri

Juventusi shkarkoi pak javë më parë Missimiliano Allegrin. Ky i fundit tashmë është një trajner i lirë në treg, ndërsa do të studiojë mundësitë e reja për një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.

Por ish-timonierit të bardhezinjve nuk i ka dalë inati me drejtuesit. Kjo pasi Allegri nëpërmjet avokatit të tij i ka kërkuar “Zonjës së Vjetër” 14 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës së anjëanshme.

Allegri ka kërcënuar se do të çojë çështjen në gjykatë, teksa nga ana tjetër klubi bardhezi ka refuzuar kërkesën e ish-trajnerit, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e tij për 14 milionë euro.

Negociatat pritet të vijojnë sërish në ditët e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit që synojnë të ulin sa më shumë shifrën e pretenduar nga Allegri dhe stafi i tij, të cilët kanë kontratë deri në fund të sezonit me bardhezinjtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga