Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U përfshinë në skena dhune dhe përleshje, Ministria e Brendshme e Italisë jep VENDIMIN për tifozët e Fiorentinës dhe Romës

Shkruar nga NEWSPORT
U përfshinë në skena dhune dhe përleshje, Ministria e
Konflikti mes 2 grupeve të tifozëve

Kampionati Italian përveç magjisë dhe emocioneve që dhuron nga ana tjetër ka pasur edhe disa episode të pahijshme nga tifozët.

Bëhet fjalë për incidentin e fundit që përfshiu dy grupet e tifozëve, të cilat janë parë teksa përlesheshin me njëra-tjetrën në korsinë e emergjencës së një autostrade të dielën. Në një kohë  kur tifozët e Romës ishin duke shkuar për në ndeshjen në Torino, dhe ultrasit e Fiorentinës po udhëtonin për në Bologna.

Pas skenave të dhunshme mes grupeve, ka ardhur edhe vendimi nga Ministria e Brendshme e Italisë. Kjo e fundit ka vendosur që të pezullojë udhëtimet e organizuara për tifozët e Romës dhe Fiorentinës deri në përfundim të këtij sezoni në Serie A. Një masë e marrë e cila në fakt, vjen edhe si rrjedhojë e rasteve të mëparshme të ngjashme të cilat gjithashtu kanë qenë problematike.

Para shpalljes së masës, presidenti i Serie A, Ezio Simonelli komentoi situatën duke theksuar se sjelljet e tilla dëmtojnë imazhin e futbollit italian.

“Ajo që ndodhi është shumë serioze. Po bëjmë kaq shumë për të ndërtuar një imazh të pastër të futbollit dhe këto gjëra absolutisht nuk ndihmojnë. I dërgova një mesazh mirënjohjeje policisë për përpjekjet e tyre në ruajtjen e rendit publik”, u shpreh Simonelli.

Ndër të tjera presidenti i kampionatit italian ka bërë dhe një thirrje një fortë për të gjithë komunitetin sportdashës. 

 “Futbolli italian nuk mund të lejojë që sporti të përzihet me çështje kriminale dhe përleshje që rrezikojnë shëndetin e njerëzve”, ka thënë presidenti i Serisë A.

Poll

Lexo gjithashtu