Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U mposht sërish nga Lazio, “çudit” Conte: Jemi në rrugën e duhur, treguam shpirt gare dhe vendosshmëri

Shkruar nga NEWSPORT
U mposht sërish nga Lazio, “çudit” Conte: Jemi në
Antonio Conte

Napoli u mposht sërish nga Lazio brenda pak ditësh. Mbrëmjen e djeshme në sfidën që ishte e vlefshem për javën e 15-të të kampionatit dhe ku napolitanët u mposhtën 1-0 nga ekipi i Elseid Hysajt.

Pas kësaj disfate ishte mjaft i zhgënjyer me rezultatin Antonio Conte, ndërsa ka theksuar se skuadra luajti mirë dhe kjo sfidë tregoi se ekipi është në rrugën e duhur. Ndër të tjera shpreshet se skuadra bëri disa gabime, të cilët do të analizohen dhe nuk do të përsëriten më.

“Mendoj se ndeshja tregoi qartë se ne jemi në rrugën e duhur sepse ne po përpiqemi të luajmë futboll agresiv, të marrim iniciativën dhe të krijojmë raste të rrezikshme. Ne patjetër duhet të përmirësojmë krosimet dhe përfundimin – nuk është hera e parë që kalojmë një shumë kohë në të tretën e fundit të fushës, por ne nuk e shfrytëzuam atë. Sigurisht që nuk jam i zhgënjyer nga loja, sepse djemtë dhanë gjithçka, treguan shpirt dhe vendosmëri. Përveç kësaj, luajtëm kundër një kundërshtari shumë të mir”, ka theksuar Conte.

Kujtojmë se pas kësaj humbje, Napoli mbetet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 32 pikë, 2 më pak se Atalanta e Berat Gjimshitit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga