Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U kualifikuan në gjysmëfinale, Sergio Conceicao: Bëmë ndeshje cilësore, tifozët bëjnë diferencën

Shkruar nga NEWSPORT
U kualifikuan në gjysmëfinale, Sergio Conceicao: Bëmë
Sergi Conceicao

Milan mbrëmjen e djeshme ka mposhtur Romën me shifrat 3-1. Takim i vefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Falë kësaj fitoreje, kuqezinjtë kanë siguruar tashmë edhe kualifikimin për në fazën tjetër të këtij turne.

Një sukses mjaft i rëndësishëm nga “djemtë” e Sergio Conceicao, të cilët siguruan për herë të 25-të kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së italisë. Më shumë herë se Milan kanë mundur ta sigurojnë Juventusi (36) dhe Interi (29).

Pas kësaj sfide ka folur trajneri portugez. Majft i lumtur do të shfaqej para mediava, ndërsa nuk kurseu aspak elozhet për të tijtë. Ndër të tjera nënvizoi se tifozët bënë diferencën, pasi janë lojtari i 12-t i një skuadre.

“Ndeshja? Bëmë një paraqitje cilësore. Dikush thotë se ishte më e mira e Milanit nën drejtimin tim, por ja që pati momente ku skuadra nuk më pëlqeu. Tifozët na dhanë një ndihmë të madhe dhe atmosfera ishte ndryshe. Sidomos për një të mërkurë të ftohtë. Për tifozët dhe ekipin mendoj se ishte një fitore e merituar.

Merkato? Drejtuesit i dinin nevojat dhe u munduan të bënin maksimumin. Kanë ardhur lojtarë cilësorë që mund të na japin shumë. Do të duhet të përshtaten shpejt sepse kemi shumë ndeshje e do të ketë hapësirë për të gjithë. PËr ata që luajtën sot jam i kënaqur, por pres edhe më shumë. Por kjo vlen për të gjithë.

Vazhdimësia? Kësaj skuadre i kanë munguar rezultatet në vazhdimësi dhe po punojmë për t’i arritur. Për këtë arsye vëmendja shkon tek sfida e radhës në kampionat e më pas tek ajo e Champions-it.

Tifozët? Tifozët bëjnë diferencën, është si të luash me një lojtar më shumë. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne, nuk janë lojtari i dhjetë apo i dytë në fushë, por janë të parët: pa ta klubet nuk ekzistojnë. Ne fituam një ndeshje, por kemi edhe tre të tjera për të fituar një trofe. Tani le të mendojmë për Empolin”, ka theksuar timonieri i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga