Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U huazua në janar nga Manchester City, Milani merr vendimin e rëndësishëm për Walker

Shkruar nga NEWSPORT
U huazua në janar nga Manchester City, Milani merr vendimin e
Kyle Walker

Kyle Walker duket se është ambientuar mjaft mirë në ambientet e klubit të Milanit. Mbrojtësi britanik nuk ishte më në planet e trajnerit Guardiola dhe u largua nga City në merkaton e janarit në formë huazimi.

Tashmë duket se 34-vjeçari është përshtatur mirë me ngjyrat kuqezi në Itali. Këta të fundit madje po mendojnë të mos e mbajnë deri në fund të sezonit, por ta transferojnë përfundimisht në ekip.

Siç raportojnë mediat italiane, Milani ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit për të siguruar përfundimisht shërbimet e tij. Do të duhen të paktën 5 milionë euro për të finalizuar tranferimin.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga