
Juventusi u eliminua nga Kupa e Italisë nga skuadra e Empolit. “Ruleta ruse” vendosin edhe fatet e kësaj sfide, ku këtë herë i buzëqeshi skuadrës së Ardian Ismajlit.
Pas kësaj disfate ka folur Thiago Motta. Timonieri i Juves është shprehur se i vjen turp dhe se mer të gjithë fajin për vete. Ndër të tjera ai u kërkon falje edhe tifozëve për këtë sfidë.
“Më vjen turp, ishte e turpshme. Sinqerisht ndjej turp për atë që pamë në pjesën e parë dhe shpresoj që lojtarët e mi të ndjenjë të njëjtën gjë. Ishte e turpshme dhe padyshim që është faji im, pasi nuk u tregova lojtarëve të mi rëndësinë e ndeshjes apo çfarë do të thotë kjo fanellë. Nuk jemi në gjysmëfinale sepse nuk e meritonim të ishim.
Ne vetëm mund t’u kërkojmë falje tifozëve tanë, t’i kërkojmë falje klubit, t’i kërkojmë falje historisë së këtij klubi, sepse me të vërtetë arritëm në fund sot”, ka theksuar timonieri i bardhezinjve.