Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U dëmtua rëndë në Champions League, Juventusi merr lajmin e mirë për Bremer

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua rëndë në Champions League, Juventusi merr lajmin e
Gleison Bremer

Gleison Bremer disa dite më parë ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar në sfidën me Leipzig në Champions League. Një dëmtim i rëndë, i cili detyron lojtarin të rrijë larg fushës së blertë për disa muaj.

Ndërkohë ditën e sotme braziliani i është nënshtruar një operacioni, ku fatmirësisht e ka kaluar me sukses.  Juventusi ka treguam se lojtari direkt pas operacionit do të vazhdojë fazën e rikuperimit dhe i uron shërim të shpejtë.

“Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e sotëm në ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të majtë.

Operacioni, i kryer në “Hopital Prive Jean Mermoz” në Lyon nga doktori Bertrand Cottet-Sonnery në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Dr. Luca Stefanini, ia ka dalë në mënyrë perfekte dhe futbollisti do të nisë procesin e rehabilitimit me qëllim rikuperimin e sa më të shpejtë për rikthimin në fushën e lojës”, thuhet në postimin e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga