
Leao
Tottenham është gati të shpenzojë 100 milionë euro për Rafael Leao. Anglezët janë të gatshëm të “tronditin” këtë merkato, teksa po kërkojnë për zëvendësuesin e Heung-min Son.
I preferuari i tyre është portugezi, i cili mund të largohet nga kuqezinjtë për një tjetër aventurë në karrierën e tij futbollistike. Sipas “Fichajes”, Tottenham po punon intensivisht për këtë pistë.
Talenti dhe përvoja e tij në Europë e kanë kthyer Leao në të preferuarin e stafit të “Bluve”. Një ofertë prej 100 milionë eurosh duket se po “tundon” kuqezinjtë e Igli Tares. Këto të fundit nuk do të heqin dorë kollaj nga portugezi, pavarësisht se seoznin e kaluar e kaloi me ulje –ngritje.
Poll