
Juventusi do të kërkojë të rikthehet tek fitorja në kampionat pas atij barazimi të hidhur me Veronën javën e kaluar. Bardhezinjtë do të presin ditën e nesërme Atalantën në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Serie A.
Në prag të kësaj sfide, trajneri Igor Tudor është thuajse gati për të vendosur formacionin titullar për këtë takim. Një ditë përpara kësaj sfide me Atalantën, një lajm i madh është bërë i ditur nga mediat italiane.
Edon Zhegrova thuhet se ka fituar balotazhin me Francisco Conceicaon dhe me shumë gjasa do të bëjë paraqitjen e parë si titullar për Juventusin. Së bashku me të në sulm priten të jenë Kenan Yildiz dhe Jonathan David, me të cilin pritet të krijojnë dyshen e “frikshme” të ngjashme si te Lille.