
Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, një nga lojtarët kyç në Scudetton e fituar në vitin 2023, ka surprizuar të gjithë për shkak se ka kërkuar largimin nga ekipi.
Sipas “Corriere dello Sport”, marrëdhënies mes mbrojtësit të djathtë dhe klubit janë prishur në muajit e fundit. Performancat e Di Lorenzos nuk kanë qenë ndër më të mirat këtë sezonit, dhe si pasojë ka marrë zemërimin e tifozëve.
Diçka e tillë nuk është pranuar nga kapiteni i napolitanëve, që tashmë ka sjell edhe vendimin për largimin. Edhe pse kontrata e tij përfundon në vitin 2028, Di Lorenzo e ka të qartë të ardhmen, të cilën e sheh larg Napolit.
Kjo ka ardhur edhe nga fjalët e presidentit Aurelio De Laurentiis, i cili shpeshherë është shprehur se nuk ka asnjë të patransferueshëm në rast se vjen një ofertë e kënaqshme.
Di Lorenzos nuk i ka pëlqyer aspak kjo deklaratë, duke qenë një nga arsyet për të përforcuar vendimin e tij për t’i dhënë fund aventurës së tij me Napolin.
