Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Triumfuan ndaj Wolves, por Arteta nuk kursen të tijtë: E papranueshme…

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfuan ndaj Wolves, por Arteta nuk kursen të tijtë: E
Mikel Arteta

Arsenali mori një fitore shumë të vuajtur ndaj Wolves në kampionat, takim i cili përfundoi 2-1 për “Topçinjtë”. Por pavarësisht këtij triumfi, Mikel Arteta nuk është aspak i kënaqur, madje nuk “kursen” të tijtë dhe siç duket timonieri i anglezve nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Patëm shumë situata në pjesën e parë që ishin raste të mëdha. Pastaj, në pjesën e dytë, nuk krijuam shumë raste të pastra. Më pas kishim periudha ku për tre minuta rresht u tërhoqëm shumë mbrapa, ishim tepër pasivë. Kishte zakone shumë të dobëta mbrojtëse, të cilat nuk janë të pranueshme për nivelin tonë. Duhet ta përmirësojmë këtë dhe, në fund, mbështetesh në një veprim individual për të shënuar golin dhe për ta fituar ndeshjen.

Krijuam shumë situata pa zgjedhur lojtarin e duhur me pasimin final. Pavarësisht se si shkon loja, gjithmonë mund të gjesh një zgjidhje për ta fituar atë.

Tani do të kemi një javë të pastër. Pastaj vazhdojmë sërish për periudhën e Krishtlindjeve, e dimë çfarë na pret. Por kaq, e fiton ndeshjen dhe ecën përpara”, ka theksuar Arteta.

Kujtojmë se pak këtij triumfi, Arsenali kryeson me 36 pikë, 5 më shumë se Manchester City, me këto të fundit që kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Poll

Lexo gjithashtu