Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Trajnerit i duhet pak kohë”, Ibra: Përgatitjet po shkojnë mirë, ekipi është përmirësuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Trajnerit i duhet pak kohë”, Ibra: Përgatitjet po
Zlatan Ibrahimovic

Prej javësh tashmë Paulo Fonseca po kryen stërvitje me Milan. Një fazë përgatitore majft intensive nga kuqezinjtë, me Zlatan Ibrahimovic që vlerëson punën e trajnerit.

Ish-sulmuesi i kquezinjve theksoi se gjithçka po shkon shumë mirë dhe se trajnerir të ri i duhet pak kohë sa të përçojë te lojtarët idetë e tij.  Gjithashtu ka parë  “përmirësime” pas dy fitoreve në miqësore kundër Manchester City (3-2) dhe Realit të Madridit (1-0).Ndër të tjera foli edhe për Pulisic, ku shpreson që të ketë një sezon të mirë.

“Deri më tani gjithçka po shkon mirë, por ne kemi një trajner të ri dhe duhet pak kohë që idetë të asimilohen nga ekipi.

Duhet të jemi të durueshëm, por pas këtyre dy ndeshjeve tashmë mund të shohim përmirësime. Por është ende faza parasezonale. Këto ndeshje janë të shkëlqyera për djemtë, sepse u japin atyre më shumë adrenalinë dhe energji për të punuar shumë. Gjithçka është në rregull tani për tani.

Pulisic? Ai pati sezonin më të mirë të karrierës së tij me ne, me shumë gola dhe asistime, por shpresoj që të bëjë diçka më shumë dhe të rritet si lider. Me një ekip të ri, na duhen lojtarë si ai”, përfundoi Ibra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga