Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Titullin e 20-të, presidenti i Juves “thumbon’ zikaltërtit: Ne e kemi fituar që në vitin 1982

Shkruar nga NEWSPORT
Titullin e 20-të, presidenti i Juves “thumbon’
Andrea Agnelli

Interi ka fituar mbrëmjen e djeshme titullin kampion dhe diçka të tillë e bëri në derbin ndaj Milanit. Zikaltërtit në këtë mënyrë koleksionojnë titullin numër 20-të në historinë e klubit dhe vendosin kështu edhe yllin e dytë në fanellë.

Por urimeve për titullin e fituar, ka edhe thumbime nga rivalët. Presidenti i Juventusit ka menduar të “ngacmojë” Interin për titullin numër 20-të, due iu rikujtuar atyre se “Zonja e Vjetër” e ka fituar atë që në vitin 1982.

Andrea Agnelli e bëri këtë nëpërmjet një postimi në “Tëitter” ku shkoi: 16 maj 1982. Një datë të tillë historike për bardhezinjtë e shkruajti me numra romakë. Në këtë datë, bardhezinjtë u shpallën kampionë për herë të 20-të. Ata janë aktualisht skuadra me më së shumti trofe të kampionatit italian, pasi e kanë fituar titullin plot 36 herë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga