Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Thyhet “hegjemonia” mbrojtëse e Juventusit, torinezët humbasin prapavijën e hekurt

Shkruar nga NEWSPORT
Thyhet “hegjemonia” mbrojtëse e Juventusit, torinezët
Juventus - Cagliari

Juventusi priste një sfidë të lehtë në letër përballë “Ishullorëve” të Cagliarit mesditën e sotme, por ka rezultuar një telash më vete. Skuadra nga Torino jo vetyëm që nuk arriti të rrëmbente fitoren duke lënë 2 pikë të çmuara, por edhe ka pësuar golin e parë sezonal në kampionat.

Kjo gjë e mërzit trajnerin Motta, icili kishte arritur të ndërtone një makineri mbrojtëse perfekte. Juventusi ishte i vetmi ekip në top 5 ligat europiane që nuk e kishte shijuar ndjesinë e “të ngrënit” në këto sfida të para.

Torinezët numëronin 0 gola të pësuar në 6 ndeshje. Por duket se pikërisht miqtë nga Sardenja gjetën formulën e zhbllokimit të portës së mbrojtur nga Di Gregorio. Ata realizuan afër fundit të takimit pas një penalltie të dyshimtë të akorduar.

Juventusi tashmë duhet të mendojë përpara dhe të rindertojë përsëri mbrojtjen e hekurtë. Një goditje tjetër për ta për sfidat në vijim është dhe mungesa e talenit Conceicao.

Portugezi pritet të mungojë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë për arsye simulimi në zonën kundërshtare, gjë që hapi shumë polemika pas mbylljes së takimit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga