Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tekniku italian Ranieri pas humbjes me Napolin: Roma e zhytur në probleme, prandaj më thirrën mua

Shkruar nga NEWSPORT
Tekniku italian Ranieri pas humbjes me Napolin: Roma e zhytur në probleme,
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri e ka nisur me humbje kapitullin e tretë tek Roma. Tekniku italian doli nga pensionimi për të rimarrë drejtimin e klubit kryeqytetas. Por në sfidën kudnër Napolit, romanët panë të humbisnin prej një ishi si Lukaku.

73 vjeçari e ka shprehur se klubi italian është zemra e tij, pasi është ekipi i fëmijërisë. Ranieri vlerësoi urinë e skuadrës dhe vendosmërinë pavarësisht disfatës.

“Ne kemi disa probleme. Kjo është arsyeja përse unë u thirra.

Ishim kundër një ekipi që lufton për Scudetton. Jam i kënaqur me paraqitjen e djemve. Bëmë disa gabime, por që rregullohen me kalimin e kohës. Ndihem pozitiv, edhe pse kemi shumë punë përpara.

Nuk do të ulemi e të ndjejmë keqardhje. Lojtarëve u duhet injektuar karakter.”, u shpreh tekniku i Romës, Ranieri.

Roma luan me Tottenham një superpërballje në Europa League këtë të enjte dhe klubi italian kërkon fitoren pas befasisë me belgët e Union St. Gilloise në raundin e kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga