Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Të transferohesh tek Interi? Kujt nuk do i pëlqente”, Bijol: Më parë dua t’i mposht në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
“Të transferohesh tek Interi? Kujt nuk do i pëlqente”,
Jaka Bijol

Interi do të presë nesër në “Giuseppe Meazza” Udinesen në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit italian. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi i bardhezinjve, Jaka Bijol ka folur rreth takimit me zikaltrit në konferencë për shtyp për mediat.

Megjithatë, ai nuk ka ngurruar të shprehë dhe dëshirën për t’iu bashkuar zikaltërve. “Interi? Kujt nuk do t’i pëlqente një gjë e tillë? Nuk mendoj se ka shumë lojtarë në botë që nuk do të donin të ishin tek Interi për momentin. Sigurisht që jam i interesuar, por më parë dua t’i mposht të dielën, pastaj të shohim në verë.

Kush do ta fitojë titullin kampion në Itali? Mendoj se zikaltrit mund t’ia arrijnë”. Më pas Bijol foli dhe për ëndrrën e Udineses që është pjesëmarrja në Conference League. “Është 11 pikë larg. Për sa kohë që matematika e lejon, ne besojmë në të”, u shpreh mbrojtësi slloven.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga