
Në dy ndeshjet e fundit në kampionat, Juventusi ka regjistruar dy rezultate turpëruese. Javën e kaluar u mposht nga Atalanta me shifrat 4-0, ndërsa sot u mund nga Fiorentina me rezultatin 3-0.
Në përfundimin e takimit të sotëm, drejtori sportiv i bardhezinjve, Cristiano Giuntoli ka dalë në prononcim për mediat duke bërë të ditur dhe gjendjen jo të mirë që po kalon klubi. “Në këto momente duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuarm të gjithë sëbashku të dalim nga vështirësitë.
Na vjen shumë keq, kishim një vit me ulje-ngritje, por nuk kishim luajtur kurrë dy ndeshje kaq të dobëta. Sigurisht që na vjen shumë keq, por jemi të bindur se të gjithë së bashku mund të dalim nga kjo situatë. Gjithmonë me Thiago Mottën.”, u shpreh Giuntoli që konfirmon ndoshta qëndrimin e trajnerit edhe për sezonin tjetër.
Juventusi aktualisht pozicionohet në vendin e pestër me 52 pikë, ku Bologna e një vendi më sipër ndodhet një pikë larg.