
Euro 2024 mund t ëjetë i fundit për disa futbollistë, të cilët pas përfundimit të kampionatit europian mund të tërhiqen nga kombëtarja. I tillë është rasti i Wojciech Szczesny, i cili ka paralajmëruar pensionimin nga kombëtarja e Polonisë.
Polaku në një intervistë ka treguar se është fiks momenti i duhur për t’u larguar nga polakët, pasi tashmë duhet t’u jelë më shumë hapësirë talenteve të rinj. Ndër të tjera ka theksuar se cikli i tij në kombëtare ka përfunduar.
“Po, mund të themi se do të tërhiqem pas Euro 2024. Më lejoni t’ju them, mund të jetë ende e vështirë të flasim pas Kampionatit Evropian. Askush nuk po përpiqet të më bindë që ta ndryshoj këtë vendim dhe familja ime e di se cilat janë planet e tij dhe mendoj se ata e dinë se ky është rendi i natyrshëm i gjërave.
Nuk ka kuptim të nis këtë cikël të ri të kombëtareve, pra përgatitjen për Botërorin, nëse nuk e përfundoj. Për të qëndruar në kombëtare dhe për të luajtur disa ndeshje të Ligës së Kombeve, mendoj se është më mirë t’ua lëmë të tjerëve detyrën e përgatitjes së serisë së re”, ka deklaruar gardiani i Juventusit.