
Napoli thellon akoma dhe më shumë diferencat me ndjekësit. Jugorët triumfuan 2-0 në “San Siro” ndaj Milanit për të konsoliduar pozitat në vendin e parë.
Romelu Lukaku dhe Kvara shënuan golat e fitores për skuadrën e Antonio Conte që ka gjetur ritmin te skuadra e “kaltër”.
Dy gola tepër të shpejtë të cilët shtangën Milanin që nuk gjeti forcën për të reaguar pavarësisht rasteve të krijuara.
Një fitore që e ngjit Napolin në kuotën e 25 pikëve, 7 më shumë se Interi ndjekës që ka një ndeshje më pak.
Ndërkaq për Milanin kjo ishte humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit. Pas kësaj disfate, kuqezinjtë rrëzikojnë të zbresin akoma dhe më shumë se sa vendi i 8-të.
GOOOOAAAAL! Gioiello di KVARA!! ????#MilanNapoli 0-2pic.twitter.com/kxZqk2ZADL
— Football Xtra™ (@FootballXtra0) October 29, 2024
⚽️GOAL???????? | Milan 0-1 Napoli | Lukaku
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 29, 2024
Assist by Anguissapic.twitter.com/WcMTIAyh5N