Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Suksesi i skuadrave italiane në Europë, Capello: Po kthehemi në lavdinë e 30 viteve më parë

Shkruar nga NEWSPORT
Suksesi i skuadrave italiane në Europë, Capello: Po kthehemi në
Fabio Capello

Edhe pse duket se Serie A po vuan në anën financiare vitet e fundit, ekipet italiane po korrin suksese në Europë. Milan, Inter, Roma, Napoli, Fiorentina, Atalanta kanë prekur fazat finale të 3 kompeticioneve kryesore Europiane me Romën që ka fituar edhe Conference League në Tiranë.

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ndihet krenar për këto arritje dhe shprehet për Gazzetta dello Sport se futbolli italian po i kthehet periudhës së lavdishme të viteve ’80-’90.

“Krenaria dhe prestigji për futbollin italian. Futbolli ynë po kthehet në nivele interesante si në periudhën nga fundi i viteve ‘80 dhe fillimi i viteve ‘90, ku ne ishim mjeshtër. Para së gjithash duhet t’u themi ‘bravo’ trajnerëve tanë, të cilët kanë përshtatur për të luajtur një futboll europian, krejtësisht ndryshe nga ai italian. Megjithatë, pati një evolucion të mirë, është turp që dështuam me Champions League.

De Rossi, foli për një Leverkusen të pamposhtur por jo të pamundur për t’i mposhtur. Kur dëgjoj një trajner që flet kështu, jam i lumtur. Atalanta kundër Marseille ka ndeshjen më të lehtë në letër, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm ndaj francezëve. Fiorentina është favorit edhe ndaj Brugges, por duhet të jetë e kujdesshme. Më kujtohet ajo që thanë për belgët Valcareggi dhe Bearzot. Ata nuk improvizojnë, janë shumë të mirë taktikisht”, tha Capello.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga