Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Stefano Pioli nuk shkon ‘duarbosh’ tek Al-Ittihad, gati të marrë me vete edhe yllin e Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Stefano Pioli nuk shkon ‘duarbosh’ tek Al-Ittihad, gati të
Stefano Pioli dhe Ismael Bennacer

Stefano Pioli ka arritur akordin total me Al-Ittihad dhe së shpejti pritet të jetë trajner i klubit arab. Për italianin është gati kontrata 3-vjeçare me një vlerë prej 15-18 milionë euro në sezon. E vetmja që mbetet është komunikata për shtyp nga klubi.

Detyra në trajnim s’ka nisur ende, por puna në merkato po. Pioli do të ketë një dorë të rëndësishme në këtë pjesë dhe që tani ka piketuar afrimin e parë. Ismael Bennacer është i përzgjedhuri i Piolit, të cilin e ka trajnuar së fundi te Milani.

Mesfushori algjerian kaloi një periudhë të vështirë dëmtimesh ku humbi jo vetëm vendin në formacion, por edhe peshën brenda grupit. Në ambientin kuqezi përflitet për një largim të mundshëm pasi Milani mund të përfitojë edhe një shumë të konsiderueshme financiare.

Lojtari është nën kontratë dhe ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh që është mëse e përballueshme për klubet arabe. Zërat e merkatos sa vijnë e rriten dhe mbetet të shihet nëse 27-vjeçari do t’i bashkohet yjeve si N’Golo Kante, Fabinho e Karim Benzema.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga