Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Është humbje që dhemb”, Inzaghi: Kjo skuadër është rimëkëmbur gjithmonë

Shkruar nga NEWSPORT
“Është humbje që dhemb”, Inzaghi: Kjo skuadër
Simone Inzaghi

Një disfatë e hidhur për Interin sonte ndaj Milanit në finalen e Superkupës me shifrat 3-2 me përmbysje. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi ka folur për mediat.

“Së pari duhet të përgëzojmë Milanin, të cilët nuk u dorëzuan edhe pse ishin 2 gola mbrapa. Duhet ta kishim kontrolluar më mirë ndeshjen, patëm shumë mundësi, por Maignan është shumë i mirë. Është një humbje e dhimbshme, por kjo skuadër është rikthyer gjithmonë në këmbë.

Kemi 6 ndeshje në vetëm 18 ditë dhe duhet të rifillojmë në mënyrën më të mirë. Nuk e kam parë Milanin në presion kaq të lartë, kishim shumë kohë për të menaxhuar. Në pjesën e dytë, zëvendësimet patën ndikim.

Më duhet të duartrokas djemtë, ata gjithmonë luajnë njësoj. Në 2-2 ne duhet ta kishim menaxhuar topin më mirë, do të shkojmë në shtëpi me shumë zhgënjim, por dhamë gjithçka që kishim”, u shpreh Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga