West Ham është gati për t’i rrëmbyer objektivin e merkatos së Juventusit. Klubi anglez ka arritur akordin me klubin e Nice për transferimin e mbrojtësit Jean-Clair Todibo.
Zonja ishte në faza të avancuara bisedimesh prej javësh, por ende pa gjetur gjuhën e përbashkët me klubin francez deri san ë skenë dolën londinezët. Drejtori i ‘Çekanëve’, Tim Steidten udhëtoi në Nice për të finalizuar një marrëveshje prej 40 milonë eurosh plus bonuset, 10 milionë më shumë se oferta e Juventusit.
Kontrata e re i është propozuar edhe qendërmbrojtësit pasi u mbyll akordi mes klubeve dhe West Ham ka rezervuar vizitat mjekësore për ditën e sotme. Ndërkohë ka ardhur edhe “Here we go” nga Fabrizio Romano për këtë transferim befasues.