
Pas asaj fitoreje me vështirësi ndaj Comos mbrëmjen e djeshme, Milani duhet të mbledhë forcat për të shtunën për t’u ndeshur me Juventusin në “Allianz Stadium”. Nga ana tjetër, bardhezinjtë ndodhen në një “sindromë” barazimesh dhe kërkojnë ta thyejnë duke mposhtur kuqezinjtë në fundjavë.
Në prag të kësaj sfidë të rëndësishme një lajm aspak i mirë ka mbërritur në zyrën e Sergio Conceicao. Malick Thiaw do të duhet të ndalet për disa kohë për shkak të një lëndimi në ndeshjen e djeshme në kofshë.
Rivlerësimi i gjendes së mbrojtësit gjerman do të bëhet pas 7-10 ditëve, ku definitivisht humbet sfidën e radhës me ekipin. Nga ana tjetër, Pulisic dhe Morata kanë ndjerë lodhje.
Sulmuesi spanjoll do të mungojë ndaj Juventusit për shkak të kartonave, ndërsa amerikani do të shikohet në vijim nëse do të jetë në gjendje të luajë.