
Del Piero, Pirlo
Ditën e sotme, Parma ka njoftuar për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Fabio Peçhian. Rezultatet e dobëta të skuadrës italiane kanë bërë që këta të fundit t’i japin lamtumirën 51-vjeçarit.
Në një pikë kulminante, Parma tashmë duhet të gjejë sa më parë një trajner të përshtatshëm për të shpëtuar sezonin. Sipas italianes “Calciomercato”, pretendentët për të zënë stolin e verdhebluve janë Davide Ballardini, Christian Chivu, Igor Tudor dhe Andrea Pirlo.
Parma aktualisht renditet në vendin e 18-të të zonës së ftohtë me vetëm 20 pikë të grumbulluara në 25 javë të zhvilluara të Serie A.
Poll